Kanioni i madh i Shqiperise

Nuk është cudi që shumë portale vëndase e të huaj të flasin për kanionet dhe pamjen e tyre mahnitese, ja pse dhe ne I permendim kaq shpesh dhe krenohemi me to. Gjithnjë e më shumë Shqipëria njihet në botë si një vend turistik, i mbushur me bukuri natyrore që zbulohen dalëngadalë. Kanionet e Osumit është nga ato destinacione që ka ngjallur interes të madh te turistët dhe po frekuentohet shumë kohët e fundit. Është kanioni më i madh dhe me të drejtë është emërtuar si“GrandCanyoniShqipërisë”. Pamja që të ofrojnë kanionet kur i sheh nga sipër është padiskutim marramendëse, por ajo çka ti prek kur futesh mes tyre dhe shëtit, të bën të mendosh se je në një përrallë, në një vend ëndrrash. Kanionet e Osumit, duhet mbrojtur dhe promovuar për zhvillimin e turizmit dhe  si burim unik për zhvillimin ekonomik vendor.

 

Kanioni i Osumit