qëndro & ha në vendet më të mira

Restorant “Dafinat” Bogovë

Adresa: Bogove (km 20 në rrugën Çorovode – Poliçan)
Tel: +355692274114
Email: visitskrapar@gmail.com
Referues: Arjan Qato
Tipologjia: Restorant
Ambient i Mbuluar: Po
Ambient të Mbyllur: Po
Në Natyrë të Mbuluar: Po
Çmimi mesatar i vaktit (vera jo e përfshirë): 10 – 15 €
Hapur: Vjetore
Gjuhë të Huaja që fliten: Anglisht / Italisht / Greqisht

Përshkrimi i strukturës nga ana e pronarit:
Restorant Dafinat është një strukturë pritëse tipike dhe e vecantë, në Bogovë. Ky restorant është ndertuar në kodrën fare pranë rrugës kryesore dhe urës në Bogovë. Restoranti ofron një pamje panoramike, gatim tradicional dhe gatime të mrekullueshme bio. Madje këto produkte të servirura dhe pjatat tërësisht bio janë nga pikat e forta të këtij restoranti, sic u shpreh dhe pronari z.Arjan Qato. Nga gatimet tek pijet në këtë restorant, çdo pjatë dhe gotë që shërbehet është gatuar dhe servirur me kujdesin më të madh nga familja Qato.