Nje grup gazetarësh nga Kosova vizitë në Çorovodë

Zona e Skraparit ka potenciale të mëdha turistike që  janë pak të njohura në hapsirat mbarëshqiptare te Ksovës dhe Maqedonisë.Në fakt janë mijëra turistë me origjinë shqiptare, nga shtetet fqinjë që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri, por fluksi më i madh i tyre,përqëndrohet ne bregdet.

foto-41

Por dhe zonat e tjera kanë çfarë të ofrojnë dhe Kanionet e Osumit janë nje potencial i madh turistik për tu zbuluar, një pejsazh i jashtëzakonshëm, i bukur dhe i pastër. Aktivitetet “outdoor” paraqesin një skenar natyror të zgjedhur me rafting ( i praktikuar nga shkurti ne qershor ) dhe trekking.

foto5

Pas vizitës në Çorovodë të gazetarëve maqedonas, më 11 korrik një grup gazetarësg nga Kosova ,ka zhvilluar nje tur promocional për të zbuluar zonën e Skraparit.Internerari ka përfshirë tre qytete Berat – Corovode – Permet:nje inisiativë e Agjensisë Kombëtare të Turizmit dhe Federatës Shqiptare të Raftingut.

Gazetarët janë pritur nga Kryetari i Bashkisë dhe nga autiritetet lokale tek verori, në qendër të Çorovodës.Këtu ata degjuan muzike popullore dhe provuan rakinë e Skraparit, dhe më pas vazhduan me një darkë “tipike” prane hotel Kanione.

foto-4

Në fjalën e hapjes Kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë dy vende me lidhje të forta historike dhe solli në kujtesë se si Skrapari priti mijëra refugjatë kosovare gjate luftë për pavaarsi më 1999.Tematika qëndrore e bisedës se Kryetarit te Bashkisë ishte potencialet turistike te Skraparit dhe shtrirja e bashkëpunimit me vendet fqinjë si kosova për promovimin e kanioneve.

foto-3

Turi ne zbulim të Skraparit vazhdoi ditën tjetër në kanione,me protaginist kryesor territorin.Për shkak të rënies së nivelit të ujit ne lume, gjë që nuk lejon praktikimin e raftingut,gazetaret zhvilluan një hiking, shëtitje deri tek pika e hyrjes në lumë në Hmabull. Të intervistuar menjeherë pas “trekking në lumë”, gazetarët deklaruar qe kanë mbetur të surprizuar nga mrekullia e pejsazhit natyror të Skraparit.

Gazetari  kosovar Nëntor Oseku nga Gjakova, i cili promovon turizmin në Kosove dhe Shqipëri, ka shpehur kënaqsine për këtë eksperiencë dhe ka pohuar që ai do të shërbejë si një “urëlidhës” për turistët e Kosovës që duan të vizitojnë kanionet.

Duke u larguar nga Çorovoda, itinerari  i gazetaarëve vazhdoi drejt Permetit.

[ Imazhet: Nadion Xhaja]