Panairi i produkteve agrokulturore te Skraparit

Ditën e shtunë dt 29 shtator 2014 në qytetin e Çorovodës u organizua Panairi i produkteve bio të zonës.Tashme ky panair është shndërruar në një ritual të përvitshëm për qytetin, në një ceremoni festive ku fermerë nga zona të ndryshme të qytetit tregtojnë, promovojnë produktet e tyre si dhe zgjerojnë tregjet e shitjes.

Panairi1

Në panair përveç qindra qytetarëve morën pjesë dhe Kryretari i Parlamentit Z.Ilir Meta, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z.Edmond Panariti, Ministri i Drejtësisë Z.Nasip Naço si dhe deputetë të zonës e autoritete lokale.

panairi4

Panairi u hap me fjalën përshendetëse të kryetarit të bashkisë Z.Nesim Spahiu i cili pasi falenderoi të pranishmit dhe fermeret theksoi vlerën që ky panair ka për fermerët duke shërbyer si vëndtakimi, vëndpromovimi për produktet e tyre bio. Më pas ai nënvizoi perspektiven e zhvillimit të zonës nëpermjet turizmit dhe produkteve vëndase bio. Krahas shume projekteve qeveritare një rol shumë të rëndësishëm për promovimin e këtyre produkteve zë dhe projekti tashme fitues i turizmit në bashkëpunim me ministrinë e zhvillimit ekonomik italian cili do të krijojë dhe logot  këtyre produkteve të cilat do të gjënden jo vetem në tregun lokal por dhe në atë ndërkombëtar.

panairi10

Më pas foli dhe Minisuri i bujqësisë dhe zhvilimit rural Z.Edmond Panariti i cili në fjalën e tij ka theksuar rëndësinë e agrikulturës si një motor zhvillimi dhe promovimi kombëtar, duke garantuar një kujdes të veçantë ketij sektori nga ana e qeverisë. Ne fakt në fund të muajit tetor Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural do të publikojë një hartë të re të prodhimeve tipike të Skraparit. Z.Panariti premtoi angazhimin dhe frymën nevojshme për të mbeshtetur prodhimin vëndas, nëpermjet politikave sensibilizuese për prodhimin tipik biologjik dhe natyror.

panairi5

Në vazhdim fjalën e mori kryetari i parlamentit Z.Ilir Meta i cili foli për  zhvillimet kryesore në qytetin e Çorovodes vitin e fundit. Z.Meta ka theksuar se agrikultura së bashku me turizmin mund ti ofrojnë një perspektivë të rëndësishme zhvillimi të gjithë rajonit të Skraparit. “Nuk ka progres, duke ndenjur kembkryq dhe duke pritur, por vetëm duke punuar. Nuk ka progres duke shkatërruar, duke flakur dhe duke djegur, por vetëm duke mbjellë”

panairi3

Panairi u hap në orën 8 të mëngjezit dhe vazhdoi deri në mesditë. Qindra persona patën mundësi për të vizituar, shijuar, blerë në stendat ku ishin reklamuar produktet tipike vendase të Skraparit.

panairi6-300x201                      panairi7-300x201

panairi8-300x201                      panairi9-300x201

Rreth fundit të panairit u caktuan dhe disa çmime për produktet më të mira. Çmimi i parë iu caktua kantinës së verës “Alba Lejla”, çmimi i dytë prodhuesit te djathit Dashnor Sulce, çmimi i tretë por po aq i rëndësishëm iu dha fermerit Astrit Mezini nga fshati Therepel për prodhimin e frutave bio dhe Axhem Shabanit për mjaltin.

[Kreditet | Imazhet: Krenar Xhaferri]