Panairi i produkteve bio ne Skrapar

Panairi i produkteve bio ne Skrapar ,tashmë  pjesë e kalendarit të festave lokale si nje event shume i rëndësishëm lokal.

rsz_dsc016531

Në event përveçse fermerëve të shumtë nga gjithë zona e Skraparit ,morën pjesë dhe Kryetari i Parlamentit Z.Ilir Meta ,Ministri i Drejtësisë Z.Nasip Naco si dhe personalitete lokale.Risi e panairit ishte bashkepunimi me Ambasadën Angleze e cila mundesoi ardhjen e nje DJ Golden Rox e cila se bashku me kengetaret Behar Spahiu dhe Dashuri Hysaj te cilat e shenderruan kete event ne nje event festiv.Kryetari i Bashkise Skrapar Z.Nesim Spahiu në fjalën e tij theksoi se produktet bio te Skraparit jane produkte me identikit te spikatur,pjesë e tregut lokal dhe kombëtar.Bashkia do te mundësojë krijimin e tregjeve për grumbullimin dhe  përpunimin e ketyre produkteve.

rsz_dsc01722

Kryetari i Parlamentit në fjalën e tij theksoi se Skrapari ka potenciale te jashtëzakonshme turistike dhe se produktet bio të zonës të nderthurura me resurset unikale të zonës ,do ta shënderronin zonën në nje destinacion turistik të preferuar.Promovimi i produkteve mbetet sfidë jo vetëm e qeverisjes vendore ,por dhe e qeverisë .Qeveria do të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar fermerët e zonës per zgjerimin e aktivitetit të tyre ,për krijimin e produkteve bio ,në respekt të traditës.

rsz_dsc01672

Në panair morën pjesë 85 prodhues lokal që ofronin produkte tipike të zonës si djathe ,mjalte ,arre,molle ftonj ,raki ,rehani etj.Bashkia po mendon që këtë event të sukseshëm ta organizojë në të gjitha qëndrat e ish komunave me qëllim që ky event ,të shëndërrohet ne një pikë takimi  për gjithë fermerët e Skraparit.