Shpella e Pirogoshit, një mister i vetëm në Shqipëri

Shpella e Pirogoshit është padyshim një monument natyror për t’u krenuar gjithë shqiptarët, pra jo vetëm ata të Skraparit. Kjo shpellë ndodhet vetëm 3 kilometra larg qytetit të Çorovodës në anën e djathë të kanioneve të Gradecit. Ajo ka tërhequr prej vitesh vëmendjen e studiuesve të huaj e vendas.

pirigosh1

Fushëpamja e shpellës është mjaft e veçantë, pasi që andej shihet ujëvara e përroit të Radëshit dhe bimësia e dendur e bregut të lumit. Ndonëse banorët e zonës e kishin zbuluar me kohë këtë shpellë kaq të veçantë, ishin disa speleologë italianë që e studiuan plotësisht Pirogoshin.

pirogosh2

Në vitin 1985, kur Shqipëria ishte ende nën diktatin komunist, dy grupe studiuesish italianë të shoqëruar nga mësues shqiptarë të zonës hynë në shpellë dhe bënë zbulime mjaft interesante.

pirogosh4

Ajo ishte 1252 metra e gjatë, 30 metra e gjerë dhe 5 metra e lartë. Ajo ka trajtën e një labirinti nëntokësor, me galeri të ngushta, puse e vaska me ujë. Në tavanet e saj ka mjaft stalaktite e stalagmite që i japin një pamje hijerëndë e tërheqëse për syrin. Mendohet se shpella e Pirogoshit ka qenë një vendbanim i hershëm i periudhës së neolitit e më tej, por kjo hipotezë ende nuk është faktuar nga arkeologët.

pirogosh6

[Kreditet: | Imazhet: Krenar Xhaferri]