shiko gjithë bukurinë e vendit tonë

Rrethi i Skraparit

Rrethi i Skraparit është i pozicionuar në jug të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 775km2. Qëndra e rrethit të Skraparit është qyteti i Çorovodës. Skrapari është i njohur për kanionet e mrekullueshme te lumit Osum. Me një reliev malor, dhe nje pozitë të favorshme gjeografike rrethi i Skraparit është i përbërë nga 3 vende fiziko-gjeografike. Luginat e Osumit dhe Tomorricës, Qafa e Kulmakut, Gryka e Devrise dhe varg-mali Tomorr -Kulmak -Miçan.

Relievi kodrinor i Skraparit është shumë tërheqës dhe ofron një peisazh shumë të bukur panoramik. Skrapari ka shumë shpella që janë shumë tërheqës për turistët, si shpella e Pirogoshit e cila është një monument natyror tepër i veçantë. Ajo është rreth 3 km nga Çorovoda. Shpella eshte e pozicionuar në zemer të kanionit të Gradecit dhe është 1252 m e gjatë, 30 m e gjerë, 5m e lartë. Skrapari është rrethi i vetëm qe në territorin e tij ka kaq shumë kanione, në afërsi të qytetit. Lartësitë dhe gjerësitë e kanioneve janë të ndryshme, por në përgjithësi ato janë rreth 80 metra, duke krijuar një monument natyre të veçantë mbushur me pemë dhe larmi bimësh. Kanionet e Osumit dhe të Gradecit janë të afërt me Çorovodën. Gjatësia e kanioneve të Osumit është rreth 15 km dhe ato janë të mbuluara me pemë dhe bimësi të shumllojshme. Kanionet e Osumit fillojnë në Hambull dhe përfundojnë në Çorovodë. Nga ana tjetër, kanionet e Gradecit janë 4 km të gjatë. Ata fillojnë të ura e Osojës dhe përfundojnë në urën e Kasa-Bashit. Në afërsit të kanioneve janë fshatrat e Osojës, Gradecit dhe Radëshit.

Skrapar është tepër i njohur për pijen e saj tradicionale alkoolike e bërë nga rrushi, Rakia, e cila është e njohur jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë vëndit. Fshatrat e njohur për prodhimin e Rakisë janë: Zabërzan, Rog, Vërzhezhë, Muzhakë. Përveç Rakisë, Skrapari është i njohur edhe për produkte të tjera, si mjalti, rehania dhe shumëllojshmërive të djathrave. Në Skrapar janë gjetur fakte të kulturës mesjetare, si kisha të vjetra dhe ura . Midis këtyre trashëgimive mesjetare janë edhe të ashtuquajturat “Hammamet e Slatinjës” krijimi i të cilave daton që nga pushtimi i Perandorisë Osmane.

Rrethi i Skraparit disa parqe kombëtare që janë afër malit të tomorrit Tomorrit, si Parku Kombëtar i krijuar dhe i mbrojtur në vitin 1966. Ky park është i mbushur plotë me nje vegjetacion dhe nje faunë te larmishme. Një aktivitet i rëndësishëm është edhe përpunimi i gurit nëpër rrugën e Malit të Tomorrit, e cila ka një përmbajtje gëlqeror tipike me tonalitete të ngjyrosura.

Popullsia e Skraparit është 99% e fesë myslimane, sektit bektashinj. Vëndet e kultit quhen Teqe, dhe pjesa më e madhe e tyre janë ndërtuar në Kulmak, Prishtë, dhe Sternec. Vëndi më mirnjohur është Teqeja në majën e malit të Tomorrit ku është dhe varri i Abas –Aliut, gjysëm-vëllaut të profetit Muhamet i cili është vendosur në një xhami të vogël. Një reputacion në rrethin e Skraparit ka dhe djathi, mishi dhe mjalti. Skrapari nuk ka ende logo të identifikimit gjeografik për cilësinë e produkteve të sajë. Si rezultat Skraparit, akoma nuk ka njohur në mënyrë të përshtatshme potencialin komercial të produkteve të saj. Mungesa e shërbimeve dhe publicitetit të duhur, ndikojnë në vëndet dhe në bukurinë që kjo zonë posedon. Pavarësisht nga shumë pasuri natyrore, Skrapari mbetet një sfide marxhinale në Shqiperi dhe një nga vëndet me pak të zhvilluara, vënd me një emigrimit të madh dhe i perjashtuar nga ndryshimet social-ekonomike të Shqipërisë.