Vizitë e sukseshme e Ambasadorit Amerikan ne Çorovodë

Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit ,Ambasadori Amerikan organizoi një vizite ne qytetin e Çorovodës, në datën 7 qershor 2014.

Ambasciatore-Usa

I shoqëruar nga Kryetari i Parlamentit Z.Ilir Meta, Kryetari i Bashkisë Çorovodë Z.Nesim Spahiu si dhe drejtues të tjere te pushtetit vendor, ai bëri disa vizita të shkurtëra, në fabrikën e këpuceve e inaguruar së fundi, ku mbeti mjaft i impresionuar nga kushtet moderne të punes, Shkollen e Mesme të qytetit, ku pati një takim me stafin dhe nxënesit, si dhe u impresionua nga kushtet e mësimdhënies, niveli i nxënëseve si dhe përgezoi stafin mësimor për punen e bëre.

Ambasciatore-Usa-1

Ambasciatore-Usa-2

Pasi u largua nga Gjimnazi, ai vazhdoi vizitën drejt Ures së Kasabashit, si një nga monumentet historike më të njohura të zonës, ndërtim i shek VII, vlera e të cilit shtohet nga fama e kostruktorit te saj ”Arkitekt Kasëmi “,një intelektual me fame europiane dhe me pas ju drejtua Kanioneve tashmë të famshme të Osumit, për të bëre Rafting, i shoqëruar nga guidat profesionale, që operojne prej vitesh në zone.

americ-amba-4

american-ambasador

Ambasciatore-Usa-4

Ambasadori Amerikan mbeti shume i befasuar nga ajo që fshihet poshtë kanioneve dhe vetëm raftingu mund t’ju bëjë që ta shijoni këte mrekulli.

Ambasciatore-Usa-6

Pas raftingut, Ambasadori së bashku me Kryetarin e Parlamentit, Kryetarin e Bashkisë dhe drejtues nga pushteti lokal ju drejtuar Hotel Kanione, ku kaluan mbrëmjen duke konsumuar produktet bio te Skraparit të shoqëruara nga rakia e famshme.

Ambasciatore-Usa-5

Të nesërmen, Ambasadori zhvilloi një vizitë të shkurter në bashki, ku Kryetari i Bashkisë e njohu me qytetin, prespektivën e zhvillimit të tij, si dhe me punën dhe projektet që po realizohen në qytet për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit për ta kthyer atë në një qytet turistik.

Ambasciatore-Usa-7

Ambasciatore-Usa-3

Në fund ambasadorit ju dhanë disa dhurata simbolike,dy foto nga qytetit i Çorovodës.

Amasadori i mrekulluar nga bukuria e zonës,magjia e kanioneve dhe e raftingut ,mikërpitja dhe bujaria e njerëzve ,shfaqi dëshirën për ta vizitur përseri qytetin në të ardhmen si qytetar,si turist i zakonshëm pa statusin e diplomatit.

Kredite: Photos Krenar Xhaferri