Workshop në kuadër të projektit “DynaMob 2.0”

Në datën 27.06.2018 ,Bashkia Skrapar në kuadër të projektit “DynaMob 2.0” zhvilloi një Workshop informues në lidhje me implementimin e këtij projekti dhe rezultatet që ai pritet të ketë ,në mbrojtjen e ambjentit dhe promovimit dhe inkurajimit të formave të reja të lëvizjes ,makinave elektrike dhe biçikletave .
Ne workshop morën pjesë grupe të ndryshme interesi si shoqata ambjentaliste,shoqata nga operatorë turistike, përfaqsuesë nga pushteti lokal,qytetare etj.
Në workshop përshëndeti dhe Nën/Kryetari i Bashkisë Z.Fatjon Kaloçi i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti për bashkinë tone dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit të komunitetit ,orientimin e tyre drejt këtyre formave të reja lëvizjeje si menyra më e mire për ruajten e mjedisit dhe zhvillimit të tij nëpermejt turizmit.
Kordinatori i Projektit Z.Olsi Zyka në fjalën e tij ,shpjegoi në mënyrë të detajuar për të gjithë të pranishmit projektin ,modalitet e implementimit të tij si dhe efektet që ai do të ketë për qytetin dhe komunitetin .
Në takim pati shumë pyetje nga të pranishmit të cilat morëm përgjigje nga Kordinatori i Projektit Z.Olsi Zyka .WhatsApp Image 2018-07-09 at 1.05.34 PM WhatsApp Image 2018-07-09 at 1.25.47 PM (1) WhatsApp Image 2018-07-09 at 1.25.47 PM (2) WhatsApp Image 2018-07-09 at 1.25.47 PM WhatsApp Image 2018-07-09 at 8.55.06 AM (1) WhatsApp Image 2018-07-09 at 8.55.25 AM WhatsApp Image 2018-07-09 at 12.55.12 PM