Rakia e Skraparit, pija më njohur në Shqipëri

Stina e vjeshtës në Skrapar njihet ndryshe si stina e rakisë. Skrapari  është  një rajon që nuk njihet vetëm për mirëpritjen dhe për traditën e tij, por shquhet edhe për prodhimin e rakisë. Në fakt rakia e Skraparit është shumë e njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.

Raki-Skrapar

Në çdo pjesë të Shqipërisë, në të gjitha ceremonitë festive gjithmonë kërkohet rakia e Skraparit, si pija më e mirë alkolike. Por çfarë e bën rakinë e Skraparit një pije kaq të veçantë? Cili është sekreti i kësaj pije?  Për të zbuluar këtë do të flasim me Sali Hysin, një mjeshter i rakisë. Ai na tregon se prodhimi i rakisë është një tradite shekullore kaluar brez pas brezi.

Rrushi kultivohet nëpër pjergulla që sistemohen në pemë të larta si lisi, kumbulla etj. Në përgjithesi zona e Skraparit prodhon nje raki të fortë me një perqindje alkoli që shkon deri në 22%. Fshatrat më të dëgjuar për prodhimin e rakisë janë Zaberzan, Muzhakë, Rog dhe Vendreshë. Pasi vilet rrushi shtypet dhe mblidhet nëpër fuçi druri, në kohet e sotme përdoren fuçi plastike. Rrushi i shtypur, në këtë faze quhet bërsi, lihet për 25 ditë, pothuajse një muaj që është edhe koha e duhur e fermentimit. Fermentimi i duhur i rrushit kuptohet edhe nga një ere e fortë karakteristike.

Kur arrihet ky fermentim, bërsitë janë gati për tu nxjerre raki. Bërsite e rrushit më pas zihen në kazanë bakri të kallajisur dhe të mbyllur, druri që përdoret duhet të jetë dru lisi që prodhon shumë nxehtësi të nevojshme për të kthyer bërsitë ne avuj. Këto avuj më pas kalojnë nëpër tuba bakri të cilat kalojnë nëpër një kontenitor të ftohtë nga ku arrihet dhe proçesi kundert, ai i distilimit pra kthimit në gjendje të lengshme të avujve. Në fund të tubit vihet një nape e vogel nga ku rrjedh rakia në një enë qelqi ose plastike. Më pas rakia ruhet nëpër shishe të vogla prej qelqi.